HomeLajme

Reshjet e dëborës, ARRSH: Ja akset ku duhet të përdorni zhinxhirë

Moti i keq i shoqëruar me reshje të vazhdueshme dëbore ka sjellë vështirësi për kalimin në disa akse rrugore të vendit. ARRSH njofton të gjithë drejtuesit të kenë kujdes në akset Boboshticë-Dardhë-Qafë Qarri-Ersekë si dhe Voskop-Voskopojë, ku qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhir.

‘Në juglindje reshjet e dëborës vazhdojnë ende me intesitet te larte prej ores 12:00. Po punohet per mirëmbajtjen dimërore.Kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë – Dardhë, Korçë – Qafë Qarri – Ersekë nga km 14 -25. Voskop-Voskopoje pjesërisht me zinxhir. Në akset e tjera kalimi pa zinxhir’, njofton ARRSH.

 

 


TË NGJASHME