HomeRajon

Reuters: Macron takon sot Merkel. Reagon Hahn

Luksemburg (Reuters) – Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të ketë përplasje me kancelaren gjermane Angela Merkel në takimin e tyre këtë javë, pasi Parisi të martën ishte i vetmi vend që kundërshtonte fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

macron

Danimarka dhe Hollanda u bashkuan me refuzimin francez për fillimin e bisedimeve të pranimit me një vend tjetër të Ballkanit, Shqipërinë, në takimin e ministrave të BE-së në Luksemburg, i cili përfundoi pa asnjë marrëveshje për çështjen që do të kërkonte mbështetje unanime të të gjitha 28 shteteve të BE-së.

“Më vjen shumë keq që vendet anëtare nuk mund të marrin një vendim”, tha Johannes Hahn. “Nuk është një moment lavdie për Evropën”.

“Ne duhet të rivendosim besueshmërinë tonë në Ballkanin Perëndimor dhe t’i zbatojmë angazhimet tona. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë dhe kanë zbatuar reforma të dhimbshme, “tha ai.

Por Franca injoroi mbështetjen e gjerë midis shteteve të BE për t’u dhënë dritë jeshile vendeve që qëndrojnë në një rajon strategjik në pragun e unionit.

Amelie de Montchalin, ministri i çështjeve evropiane të Francës, tha që nuk mund të ketë hapje të negociatave përpara se të zbatohet një reformë me mënyrën se si dhe kur kandidatët për anëtarësim të realizojnë objektivat e BE-së, të cilat shkojnë nga politika ekonomike deri tek të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit./Panorama


TË NGJASHME