HomeSport

Revolucion te Barcelona/ Valverde qëndron, kërkohet rikthimi Neymar

Pas dështimeve radhazi në Champions League dhe në “Copa del Rey”, të gjithë ishin të bindur se Ernesto Valverde, do të shkarkohej menjëherë nga posti i trajnerit të Barcelonës. Megjithatë, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, surprizon të gjithë duke i dhënë besim teknikut Valverde dhe duke e lejuar të vazhdojë drejtimin e ekipit katalunjas. Pas këtij lajmi, të gjithë janë të bindur se do të ketë një ‘revolucion’ të vërtetë, përsa i përket pjesës së merkatos. Një ‘revolucion’, që do të përfshijë të gjithë skuadrën.


Sipas raportimeve të disa mediave që janë shumë pranë klubit, pritën plot nëntë largime nga skuadra, mes të cilëve edhe emra të rëndësishëm si Coutinho, Malcolm apo Rakitic. Po ashtu, është vendosur edhe për mos-blerjen e kartonave të lojtarëve që erdhën në formë huazimi gjatë merkatos dimërore, pra Kevin-Prince Boateng dhe Jeison Murillo do të kthehn sërish në skuadrat respektive. Cillesen, Vermaelen dhe Rafinha, janë gjithashtu në listën e lojtarëve që pritet të largohen nga klubi. Kjo ishte ëpr pjesën e merkatos në dalje, përsa i përket blerjeve, që tani janë piketuar disa goditje nga ana e Barcelonës. Talenti i Ajax, De Jong pret vetëm zyrtarizimin ndërkohë objektiva të klubit, janë edhe Griezman dhe De Ligt.

Veç këtyre lojtarëve, lajmi më i bujshëm që lidhet me merkaton e kampionëve të Spanjës është ai për rikthimin e yllit brazilian Neymar në “Camp Nou”.

Sulmuesi që u transferua nga Barcelona te PSG, për shumën rekord të 222 milionë eurove, asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë për klubin. Dhe së fundmi, drejtuesit e klubit po e mendojnë seriozisht një shkëmbim mes Ousmane Dembélé dhe Neymar. Dembélé, është një lojtar që pëlqehet shumë nga klubi parizien dhe në këtë merkato, gjithçka mund të ndodhë.


TË NGJASHME