HomeSport

Revolucion te Milan/ Igli Tare favorit për rolin e drejtuesit sportiv

Në shtëpinë e Milan, moskualifikimi në Champions League, ka sjellë një varg dorëheqjesh dhe drejtuesit e klubit, po përgatisin ‘revolucion’, për sezonin e ardhshëm. Pas dorëheqjes së Leonardo, vendi i drejtorit sportiv ka mbetur bosh dhe në listën e Gazidis, pista kryesore është shqiptari Igli Tare. Drejtori sportiv i Lazio, është mjaft i zoti në zbulimin e lojtarëve dhe në gjenerimin e plusvalencave, raportohet nga “Tuttomercatoweb’.

Shqiptari Tare dhe një nga të preferuarit për të marrë drejtimin e skuadrë, trajneri Simeone Inzaghi, do të formonin një dyshe fantastike. Pengesa e vetme është presidenti i Lazio, Lotito, i cili nuk ka ndërmend të heqë dorë nga drejtori i sportiv. Veç Tares në listën e Gazidis, është edhe Mislintat, aktualisht drejtori sportiv i Sttutgart, ndërkohë ka mbetur jashtë listës Luis Kampos.


TË NGJASHME