HomeSport

Revolucioni në Madrid, një yll rinovon e një tjetër largohet

Real Madrid, pas një sezoni zhgënjyes pralajmëroi një ‘revolucion’ në ekip. Shumë prej yjeve të ekip janë lakuar si emra që pritet të largohen. Një ndër ta ishte edhe mesfushori gjerman Toni Kroos. Megjithatë, kjo ishte një ide që u krijua vetëm nga fjalët nëpër media, sepse në Madrid as e kishin menduar diçka të tillë. Në fakt, gjermani është një nga pikat më të forta të ekipit dhe një nga lojtarët e preferuar të teknikut Zidane.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi madrilen, ka njoftuar se ka arritur akordin me Kroos për një zgjatje të kontratës deri në vitin 2023. Pas kësaj, shumë ekipe si Juventus, PSG apo edhe të tjera që ishin të interesuara për shërbimet e mesfushorit, duhet të fillojnë të kërkojnë opsione të reja. Megjithatë, nuk pritet të ndodhi e njëjta gjë me shokë të tjerë të skuadrës.

Gareth Bale është lojtari që pritet vetëm të zyrtarizojë largimin nga klubi. Uellsiani nuk po kalon aspak një moment të mirë në klub, madje në ndeshjen e fundit ndaj Betis, ai nuk luajti asnjë minutë. Krisja e marrëdhënieve mes tij dhe trajnerit Zidane, ka bërë që pas 6 sezonesh në Madrid, Bale të fillojë të mendojë për një klub të ri. Pritet që uellsiani të rikthehet në Premier League.


TË NGJASHME