HomePolitikë

Rezoluta për ndërhyrjet e huaja, reagon Balla

taulant-balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas miratimi në Kuvend me 97 vota pro të Rezokutës mbi “Ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare” deklaron se Shqipëria mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Taulant Balla i cili ishte edhe propozuesi i kësaj rezolute në Kuvend thekson se është e domosdoshme të ndërmeren hapa të mënjëhershëm kundër çdo lloj forme të dezinformimit dhe për këtë qëllim, sipas Ballës duhet të përgatiten ndërhyrjet e mundshme në legjislacion, marrjen e masave ligjore dhe administrative, si dhe ndërveprimi me platformat e mediave sociale, mbylljen e llogarive të personave që merren me veprimtari të paligjshme dhe që synojnë prishjen e proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes, dhunës, panikut duke mos kompromentuar lirinë e shprehjes.

Sipas Ballës, ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimi janë fenomene komplekse, të cilat si fillim duhet të pranohen nga aktorët e brendshëm që ekzistojnë për të mundësuar më pas një adresim sa më efikas dhe të koordinuar të këtyre fenomeneve.


TË NGJASHME