HomeSport

Rezultatet e dobëta, ja kandidatët për të marrë stolin e Milan

Edhe pse Milan është totalisht në krizë rezultatesh, sërish drejtuesit e klubit kanë vendosur ti japin mirëbesim dhe të lejojnë në krye të pankinës, teknikun italian Marco Giampaolo. Humbja ndaj Fiorentinës, ishte e 4-ta në 6-të ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Starti më i dobët i Milan që prej 81 vitesh.

Por “Gazzetta dello Sport” shprehet se në rast shkarkimi të tij janë 3 kandidatë për të marrëdrejtimin e skuadrës. Përveç Allegrit dhe Spalletit që janë më të vështirë për t’u arritur, 3 kandidatët e tjerë janë Rudi Garcia, Claudio Ranieri dhe Gennaro Gattuso në rast se ky I fundit do të pranojë të kthehet sërish. Tifozët kuqezi kanë braktisuar skuadrën dhe kanë protestuar për largimin e Giampaolos nga drejtimi I skuadrës, tashmë I takon drejtuesve të vendosin të ardhmen e tij.


TË NGJASHME