HomeSport

Rezultatet e dobëta, Manchester United përgatit ‘revolucion’ në janar

Që prej largimit të Sir Alex Ferguson, Manchester United duket se ka humbur atë shkëlqimin e dikurshëm. Këtë sezon nisja e dobët dhe vendi i 12-të në renditje ka bërë që edhe tifozët, të humbasin durimin me ekipin. Të dielën në “Old Trafford”, ‘djajtë e kuq’ do të kenë edhe një përballje delikate me një rival si Liverpool që këtë sezon, po kalon superformë. Paul Pogba dhe de Gea, janë dy nga mungesat e mëdha në këtë supersfidë.

Megjithatë, sipas “Daily Mail”, drejtuesit e klubit janë duke u përgatitur që në merkaton e janarit të kryejnë një ‘revolucion’ në ekip. Gjashtë blerje janë projektuar nga drejtuesit e klubit, që janë të nevojshme për t’i dhënë një tjetër fytyrë një prej ekipeve legjendare të ishullit. Qendërsulmuesi është më i rëndësishmi, për të plotësuar boshllëkun që la Romelu Lukaku, ndaj në janar synohet blerja e Mario Mandzukic nga Juventus, ose Moussa Dembele nga Lyon. Në mesfushë është thuajse e sigurtë që Matic do të largohet dhe për zëvendësimin e tij mendohen James Maddison nga Leicesteer, ose spanjolli Saul Niges.

Por jo vetëm kaq, në rast se Pogba do të largohet drejt Real Madridit, këta të fundit do ishin të gatshëm që veç parave të çonin në ishull dhe Toni Kroos. Dëmtimet e vazhdueshme të Luke Shaë dhe mosha e Ashley Young do t’i detyrojnë drejtuesit për alternativa në krahun e majtë. Në qendër të mbrojtjes pritet një përforcim që do t’i shtohet dyshes Lindelof dhe Maguire, pasi EricBale, i dëmtuar që në prill, dhe Fil Jouns, nuk japin garanci.


TË NGJASHME