HomeLajmi i Fundit

Rezultoi pozitiv me koronavirus, reagon shefi i Urgjencës

Në një postim në faqen e tij në Facebook, ka reaguar për herë të parë pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shefi i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj.

Brataj thotë se ndodhet në një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe po kurohet në banesën e tij.

“Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.”

Brataj e ka shfrytëzuar komunikimin e tij me qytetarët për t’i bërë thirrje atyre të qëndrojnë në shtëpi.

“Behuni ju te padukshem per koronavirusin!
Qendroni ne shtepi!
Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet!
Te gjithe bashke do tja dalim!”

Postimi i plotë

Mirembrema te gjitheve.

Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.
Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.
Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.
Behuni ju te padukshem per koronavirusin!
Qendroni ne shtepi!
Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet!
Te gjithe bashke do tja dalim!
Ju pershendes.