HomeSociale

Riatdhesimi i qytetarëve amerikanë, reagon Ambasada e SHBA

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ambasada Amerikane në Tiranë njofton se përgjatë dy ditëve të fundit iu është dhënë ndihma 64 qytetarëve amerikanë për t’u kthyer në SHBA.

Mes të tjerash ambasada falënderon dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen.

Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në shumë shtete të botës mbetën të bllokuar shumë qytetarë, në pamundësi për t’u kthyer në vendin e origjinës prej masave kufizuese të ndërmarra nga qeveritë, mes tyre dhe amerikanë në vendin tonë.

“Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë. Faleminderit Air Albania, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara!”, thuhet në mesazhin e ambasades.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME