HomeShowbiz

Richard Gere, baba për herë të dytë në moshën 69 vjeçare

Richard Gere është baba përsëri në moshën 69 vjeçare.

Një përfaqësues i aktorit i tha CNN të hënën se Gere dhe bashkëshortja e tij, Alejandra Silva, 35 vjeç, kanë mirëpritur një djalë, mirëpo emri që ata kanë zgjedhur mbetet ende sekret.

Ky është fëmija i parë për çiftin por ata kanë fëmijë edhe nga marrëdhëniet e tyre të mëparshme. Gere ka një djalë 19-vjeçar nga martesa e tij me aktoren Carey Lowell, ndërsa Silva ka një djalë me ish-bashkëshortin e saj, Govind Friedland.

Gere dhe Silva u martuan prillin e kaluar, gati 3 vjet pasi kishin filluar të shiheshin në 2015, pak pasi Alejandra përfundoi divorcin e saj.

Silva është me origjinë nga Spanja dhe babai i saj është Ignacio Silva, ish nënkryetar i klubit të futbollit të Real Madridit.


TË NGJASHME