HomeShowbiz

Rihanna: Ata që njihen nëpërmjet aplikacioneve janë shumë të guximshëm

Këngatarja e shumë hiteve aktualisht është beqare pasi lidhja e saj 3-vjeçare me Hassan Jameel përfundoi në fillim të këtij viti, por ajo nuk do të hynte kurrë në internet për të gjetur një dashuri të re, edhe pse e dinte që mund të jetë një mënyrë për të gjetur një “marrëdhënie të shkëlqyeshme”.

Ylli i muzikës tha: “Unë nuk mendoj se aplikacionet e takimeve janë për mua, por njerëzit që i përdorin ata janë të guximshëm dhe e di që krijojnë shumë marrëdhënie të shkëlqyera këto ditë”. Kur bëhet fjalë për mashkullin e saj perfekt, këngëtarja 32-vjeçare dëshiron dikë me të cilin mund të “ndërtojë” një jetë.

“Mashkulli ideal për mua është ai që dëshiron të ndërtojë diçka me ty. Nuk mendoj se mund të jesh vërtetë e lumtur në një marrëdhënie nëse nuk je e kënaqur së pari me veten tënde.”


TË NGJASHME