HomeShowbiz

Rihanna hedh në gjyq babain e saj për tregti të paligjshme

Këngëtarja e famshme amerikane Rihanna ka denoncuar babain për keqpërdorim të emrit të saj për të fituar para.

Rihanna e paditi të atin në një gjykatë në SHBA, duke e akuzuar atë se shfrytëzoi emrin e saj për të zgjeruar biznesin e tij.

Ajo pretendon se Ronald Fenty dhe partneri i tij i biznesit kanë thënë se këngëtarja është e lidhur me firmën e tyre, Fenty Entertainment.

Deklarata e tyre ka mashtruar publikun si edhe ka dëmtuar markën e saj të kozmetikës Fenty. Fenty Entertainment  nuk ka komentuar akoma mbi padinë.

Rihanna i ka kërkuar gjykatës që të pengojë firmën që të përdorë emrin ‘Fenty‘ për biznes.

Padia thotë se Rihanna zotëron markën tregtare në SHBA për emrin ‘Fenty’ dhe se ka dërguar kërkesë zyrtare për ndërprerjen e përdorimit të emrit.

“Të pandehurit vazhdojnë që të përdorin në mënyrë të rreme Rihannës për përfitime financiare dhe për të mashtruar publikun,”-thuhet në padi. “Kjo sjellje dëmton jo vetëm paditësit por edhe publikun në përgjithësi, ndaj kërkojmë ndërhyrje gjyqësore.”

Në njërën nga rastet, “Fenty Entertainment” pranoi një ofertë të vitit 2017 nga një palë e tretë për Rihannën për të kryer 15 shfaqje në Amerikën Latine për 15 milionë dollarë, tha padia.

Babi i Rihannës, Fenty, i cili ka një marrëdhënie të vështirë më vajzën e tij, e nisi biznesin në Kaliforni në vitin 2017  me partnerin e biznesit, Moses Perkins, sipas padisë.

Ndërsa në një njoftim të faqen e internetit të firmës thuhet se kanë nisur në tetor 2018 një bashkëpunim me Rihannën, pavarësisht faktit se ajo nuk ishte e përfshirë.


TË NGJASHME