HomeUdhëtime

Rihapet kulla Eiffel për vizitorët, ja sa shkallë ka në të

Vera e nxehtë sapo ka nisur dhe Kulla e Eiffelit po mirëpret mysafirë për herë të parë pas tre muajsh.

Të gjithë ata që planifikojnë të vizitojnë kullën, duhet të përgatiten për “stërvitje”.

Ashensorët janë të mbyllur për vizitorët deri më 1 korrik, kështu që, për momentin, duhet të përdoren shkallët.

Për t’u ngjitur deri në majë të kullës janë 1,665 shkallë, por meqë gjithçka mbi katin e dytë të saj është e mbyllur për vizitorë, ju keni “vetëm” 674 shkallë për t’i ngjitur.

Vizitorët, të cilët kishin të vendosura maskat mbrojtëse, kanë nisur të vizitojnë kullën e Eiffelit.

Uebfaqja e kullës së Eiffelit njofton se nevojiten rreth 30-45 minuta për të arritur në katin e dytë, megjithëse “kjo varet nga sa të stërvitur jeni”.

Poashtu, këshillohet që njerëzit me fëmijë të vegjël ose bebe, ose kushdo që është më i dobët nga shëndeti, të shmangin vizitat në kullë, deri në momentin kur të rikthehen të gjitha shërbimet.


TË NGJASHME