HomeAktualitet

Rikonstruktohet qëndra shëndetsore e Laprakës

Qeveria në bashkëpunim me “Save the Children” me një fond prej 230 mijë
eurosh ka rikonstruktuar qendrën shëndetësore të Laprakës, ku marrin
shërbim rreth 70 mijë banorë të zonës.
Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë inspektuan funksionimin e kësaj
qendre pas investimit.
“Është një qendër që ofron edhe shërbime plus për nënën dhe për gruan
shtatzënë. Në fakt kemi një eko të re, e cila është instaluar pranë kësaj
qendre, nuk ka qenë më parë dhe sigurisht, një shërbim i ri që ofrohet pra
për nënën gjatë ndjekjes së shtatzënisë, por gjithashtu dhe me kushte
standarde bashkëkohore ndjekjen e fëmijës”, tha Rama.
Në qendrën e rikonstruktuar ka nisur të funksionojë dhe sistemi i referimit
elektronik.
“Tani qytetarët shmangin radhët e gjata të pritjes tek mjeku specialist duke
vendosur nëpërmjet sistemit elektronik, orën dhe datën e vizitës dhe
sigurisht ndihmon mjekët për të pasur arkivimin e të gjithë diagnozës së
pacientit dhe shërbimet që ofrohen”, tha ministria Manastirliu.
Kryeministri ka premtuar se brenda mandatit të dytë qeverisës do të
ndërtohen dhe rindërtohen 300 qendra shëndetësore në gjithë vendin.


TË NGJASHME