Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare në Peqin, Balla në terren

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka inspektuar përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Demir Godelli” në Peqin. Teksa shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Peqinit, Lorenc Tosku, Balla tha se falë këtij investimi 450 nxënës të Peqinit e nisën vitin e ri shkollor në kushte tërësisht bashkëkohore.

“Pamë sot punimet e kryera në këtë shkollë të cilat pothuajse janë përmbyllur, mbetet vetëm pjesa e ngrohjes për t’u vënë në punë. Kujtoj që rikonstruksioni përfshin veshjen me sistem kapot, termoizolimin, bazën materiale të re, ambientet sportive etj.

Kemi përmbyllur kështu shkollën e dytë të rëndësishme brenda në qytet. Tashmë kemi një tjetër shkollë e cila është dëmtuar nga tërmeti në fshatin Shezë”, -deklaroi Balla. Mes të tjerash ai shtoi se të tjera projekte pritet të implementohen në Bashkinë e Peqinit. Sakaq, kryetari i Bashkisë, Tosku në fjalën e tij falenderoi qeverinë për investimet, ndërsa shtoi se të tjera projekte janë gati dhe presin investimin.

Related posts

Përfundon raundi i katërt i Champions League, ja situata në çdo grup

igligota

Ish-deputetja i përgjigjet Ramës: Krenari për LSI, është partia që fut njerëzit në punë

Mila

Intervista/ Rama për ‘Die Welt’: Rruga e Shqipërisë drejt BE, marrëdhëniet me Gjermaninë dhe çelja e negociatave

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!