HomeSport

Rikthehen ethet e “Euro 2020”, Deschamps publikon listën për ndeshjen kundër Shqipërisë

Ndërkohë që afrohen ndeshjet e radhës të “Euro 2020”, Franca duhet të bëjë disa llogari, pasi barazimi në Paris kundër Turqisë, nuk ka ndikuar pozitivisht. Më 14 nëntor, “gjelat” do të përballen me Moldavinë dhe 3 ditë më vonë, do të udhëtojnë drejt Tiranës, ku do të përballen me Kombëtaren tonë, Shqipërinë.

Franca Lista

Trajneri Deschamps ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e fundit në kualifikueset “Euro 2020”. Tekniku i “gjelave” mund të mbështet më në fund te talenti më i mirë në botë, Kylian Mbappe, i cili është gati për kampionët e botës, ndërsa me grupin është bashkuar me N’golo Kante, një tjetër element thelbësor në mesfushën franceze. Vijon të mos jetë i përfshirë në ekipin përfaqësues, Paul Pogba ndërsa Hugo Lloris ka mbyllur sezonin.


TË NGJASHME