HomeShowbiz

Rikthehet Adelina Tahiri, paralajmëron bashkëpunimin me këngëtarin e huaj

Në muajin gusht të vitit të kaluar këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë dhe djalin vendosi që bashkë me partnerin, avokatin maqedonas Serjozha Markov, ta quante Jon.

Siç ishte e pritshme bukuroshja vendosi që t’i përkushtohej tërësisht vogëlushit të saj dhe sa i takon karrierës në fushën e muzikës, pushoi së qenuri aktive.

Mirëpo ditën e sotme ajo ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj.

Adelina ka publikuar një foto në Insta Story ku shfaqet në një studio diskografike, duke paralajmëruar kështu se do publikojë një këngë në qershor dhe do vijë në bashkëpunim me një këngëtar të huaj.

Adelina për këtë këngë ka punuar me dy kompozitorë të ndryshëm, një shqiptar dhe një i huaj.


TË NGJASHME