HomeLajme

Rikthehet aktori i njohur me filmin artistik “Sfida”

Korçë u shfaq premierë filmi artistik “Sfida”, me skenar dhe regji nga Lulzim Sula dhe aktorë të njohur si Birçe Hasko, Suela Konjari dhe Bujar Asqeriu. Muzika është shkruar nga Aleksandër Vezuli.

“Në të gjithë botën premierat e filmit kthehen në një festë plot atmosferë për kinemanë. Edhe tek ne është krijuar tashmë tradita që filmi shqiptar të promovohet sa më bukur. Korça ku edhe u xhirua filmi “Sfida” priti premierën e tij të parë. I falenderoj, në emër të produksionit, për përgjegjësinë dhe profesionalizmin në rolet e tyre.”, shprehet producenti Skënder Jaçe.

Më tutje shton: “Në film del qartë forca e femrës. Filmi përshtatet shumë me realitetin tonë sot sepse ka biznese që falimentojnë, nuk kanë mbështetje dhe njeriu gjithmonë do një shtytje në jetë, do një mbështetje qoftë dhe morale për ti dhënë guxim.”

Filmi ka për t’u shfaqur edhe në Tiranë.


TË NGJASHME