HomeLajme

Rikthehet “Antigona” në Teatrin Eksperimental

Antigona e Jean Anouilh pati aq shumë sukses, sa kthehet për publikun në Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

E shkruar në vitin 1942, kur trupat naziste pushtuan Francën, historia sillet rreth konfliktit të Antigonës idealiste dhe xhaxhait të saj të ngurtë, Kreonit, në lidhje me varrimin e vëllait të Antigonës, Poliniku.

Laura Nezha, e cila luan rolin e Antigonës, është shprehur më parë: “Jam me fat që më është besuar ky rol i radhës. Antigona më ka bërë të dashurohem pas saj, për disa elementë të çiltërisë dhe pastërtisë, që them se duhet ruajtur, se janë vlera shumë njerëzore, të shoqërisë e aq më tepër shqiptare. Që në momentin që ajo kundërshton, më ka bërë për vete, sepse nuk do që të bëjë kompromise. Më ka bërë për vete kjo heroinë e kohëve moderne”.

Shfaqja do të jepet për 4 ditë rresht, nga sonte deri të dielën, në orën 19:00.


TË NGJASHME