HomeSport

Rikthehet Champions League, ja përballjet e sotme

Rikthehet sot në mbrëmje kompeticioni më i rëndësishëm për klubet në Europë, Champions League. Mbrëmja e sotme, ka rezervuar përballje të bukura dhe mjaft të vështira për disa nga ekipet ‘big’ të kontinentit të vjetër. Kështu pra Juventus, do të përballet me Lokomotiv Moscow, një përballje e komplikuar për kampionët e Italisë edhe pse në letër duket një ndeshje e lehtë.

Reali Madridit dhe trajneri Zidane, kanë shansin e fundit, teksa udhëtojnë drejt Stambollit, për t’u përballur me Galatasaray. Ndeshje interesante, është edhe përballja mes Manchester City dhe Atalanta, pasi janë dy ekipe që luajnë hapur dhe shënojnë gola.

Bayern Munich do të udhëtojë drejt Greqisë, ku do të ketë përballë një kundërshtar si Olympiacos, që gjithmonë ka qenë i vështirë për ekipet e mëdha.

Ja ndeshjet e sotme:

Club Bruge-PSG 21:00

Galatasaray-Real Madrid 21:00

Olympiacos-Bajern Mynih 21:00

Tottenham-Crvena Zvezda 21:00

Shakhtyor Donetsk-Dinamo Zagreb 18:55

Manchester Cityi-Atalanta 21:00

Atletico Madrid-Bayern Leverkusen 18:55

Juventus-Lokomotiv Moscow 21:00


TË NGJASHME