HomeTeknologji

Rikthehet “FaceApp”, me një ndryshim të ri

E mbani mend FaceApp, aplikacionin që ishte kaq shumë në modë vitin e kaluar, ku një foton tuaj programi e modifikonte edhe ju tregonte se si do të dukeshit kur të plakeni.

Edhe ja ku është përsëri në modë. Këtë herë, në vend që të plakemi, ne ndryshojmë seksin, nga burri në grua dhe anasjelltas. FaceApp ka një filtër të ri tani që ju lejon të redaktoni fotot, gjithmonë duke përfituar nga inteligjenca artificiale, dhe kështu të kaloni nga një zhanër në tjetrin.

Duke shkarkuar FaceApp, të disponueshëm për iOS dhe Android, dhe pasi të keni zgjedhur fotografin që do të modifikohet, thjesht një klik mbi versionin mashkull ose femër për të marrë efektin e dëshiruar. Fotografia më pas mund të ruhet dhe shpërndahet në rrjetet sociale ose në biseda. Sapo të shkarkohet, aplikacioni kërkon autorizim për të hyrë në fotot e ruajtura në smartphone, në mënyrë që të mund t’i përpunoni ato me filtra.

FaceApp - Free Neural Face Transformation Filters

TË NGJASHME