HomeSport

“Rikthehet” Hazard, belgu udhëheq Real Madrid në fitoren ndaj Salzburg

Eden Hazard zhbllokohet më në fund dhe gjen rrugën për të udhëhequr Real Madrid. Që prej transferimit të tij në Madrid, Hazard ka marrë shumë kritika, por me golin e shënuar dje u dha një përgjigje të gjitha këtyre kritikave.

Hazard realizoi golin e vetëm dhe të fitores 1-0 në miqësoren kundër Salzburg, e fundit për skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane përpara sezonit. Mesfushori ndali topin në rrjetë në minutën e 19-të. Kaq për pjesën e parë, teksa përpjekjet e dyja skuadrave nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat.

I njëjti diskutim edhe në fraksionin e dytë. Reali Madridit provoi të vrasë përpara kohe garën por pa rezultat. Nuk bënë më mirë as vendasit austriakë, që i lejuan madrilenëve të marrin një tjetër notë pozitive në prag të sezonit të ri në La Liga.

Një triumf personal edhe për Hazard, që për herë të parë që pas transferimit në Madrid ka marrë elozhet nga mediat iberike, të cilat e nuk i kishin kursyer aspak kritikat për paraqitjet e tij.


TË NGJASHME