HomeSport

Rikthehet Holanda, festë e çmendur pas kalimit në Europian

Pas plot 7 vitesh pritje, më në fund Holanda do të rikthehet të luajë në Europian. ‘Tulipanët’, siguruan kalimin në fazën tjetër dhe festa për këtë arritje ka qenë nga më të çmendurat dhe më të ‘shthururat’,

Mathijs de Ligt dhe trajneri ekipit Koeman nga gëzimi i madh, kanë goditur disa dollapë në dhomat e zhveshjes. Nga ana tjetër, Memphis Deepay ka puthur në buzë shokun e tij të skuadrës Quincy Promes.

Pak minuta më pas, Depai është ulur në gjunjë duke praktikuar lutjen e tij, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e grupit festonte edhe me birrat që nuk munguan. Por pati edhe nga ata që shpërthyen në lot, si Wijnaldum për shembull apo edhe si i riu tjetër i ekipit, Natan Aki. Më i çmenduri i grupit ishte portieri Silessen, i cili nuk ngurroi të ndezë humorin teksa ofroi një kërcim sensual nën muzikën e vendosur nga një pjesë e lojtarëve, e shoqëruar më pas me koret: “U rikthyen”.

Në fund, siç tregoi dhe një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga disa uebsajte dhe gazetarët holandezë të pranishëm, ishte edhe ngritja në qiell e trajnerit Ronald Koeman, arkitekti i vërtetë i këtij grupi që më në fund ka prishur një mallkim të gjatë, por në të njëjtën kohë ka rikthyer një identitet loje dhe ka rinovuar 80 për qind të grupit të lojtarëve, brenda 20 muajsh (e mori detyrën më 6 shkurt 2018).


TË NGJASHME