HomeShëndeti

Rikthehet karantinimi në Europë, ky është shteti i parë që izolohet

Shteti i parë në Europë që ka rikthyer karantinimin një mujor është Letonia, e cila po sheh një rritje të parecedentë të infektimeve të reja me Covid-19. Me këtë masë Letonia është shteti i parë që vendos kufizime të gjera mes një vale të re rastesh që po përhapet në të gjithë kontinentin.

Vendi baltik ka një nga nivelet më të larta të rasteve të reja me Covid në raport me popullsinë në botë, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Sistemi ynë shëndetësor është në rrézik … E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë është të vaksinohemi,” tha kryeministri Krišj?nis Kari?š të hënën në mbrëmje në një mbledhje urgjente të qeverisë. Ai tha se shkalla e ulët e vaksinimit të vendit ishte fajtori për rritjen e shtrimeve në spitale.

Javën e kaluar, presidenti Letonez, Egils Levits, rezultoi pozitiv me koronavirus, duke e detyruar presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, i cili ishte takuar me Levits një ditë më parë, të izolohej.

Letonia u pa për një kohë të gjatë si një nga historitë e pakta të suksesit të koronavirusit në Evropë, duke regjistruar më pak se 3,000 vdekje nga Covid që nga fillimi i pandemisë.

Por kritikët thonë se një shkallë e ngadaltë dhe e pabarabartë e vaksinimit ka çuar në rritjen e infeksioneve.


TË NGJASHME