HomeSport

Rikthehet klasikja e tenisit, gjysmëfinalja e Wimbledon vë përballë Federer dhe Nadal

Rafael Nadal kundër Roger Federer, rikthehet edhe njëherë klasikja e tenisit botëror.

Dy tenistët që sëbashku, numërojnë plot 38 tituj “Grand Slam”, do të përballen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale të Wmbledon. Në këtë kompeticion, përballjet mes tyre, mungonin prej 11 vitesh.

Nadal eliminoi në çerekfinale amerikanin, Sam Querrey, që e mundi 3-0. Seti i parë u komplikua për Nadal, që e fitoi 7-5. Në dy setet e tjerë, spanjolli ishte dominues dhe i mbylli 6-2;6-2.

Roger Federer nga ana e tij, eliminoi Kei Nishikorin duke e mundur me rezultatin 3-1, për të regjistruar fitoren e tij të 100 në turneun historik të Wimbledonit.
Japonezi ishte ai që e nisi më mirë takimin, teksa fitoi setin e parë 6-4. Më pas gjithçka foli për zviceranin, që fitoi 3 setet e tjerë 6-1;6-4;6-4.

Novak Djokovic nuk i ndahet skuadrës së 3 musketierëve të tenisit. Numri 1 i renditjes botërore fitoi ndaj belgut David Goffin, me rezultatin 3-0. Tenisit serb nuk u lodh shumë në këtë përballje, setet e së cilës i fitoi 6-4;6-0 dhe 6-2 dhe në gjysmëfinale do të përballet me spanjollin Roberto Bautista Agut, që për herë të parë arrin në këtë fazë të kompeticionit.

Agut e shkroi emrin mes 4 më të mirëve të Wimbledonit, pasi mundi Guido Pellan 3-1 me sete 7-5; 6-4; 3-6; 6-3.


TË NGJASHME