HomeSport

Rikthehet “magjia” e Champions League, ja supersfidat e ditës së sotme

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube Uefa Champions League, rikthehet sot në mbrëmje dhe që në ndeshjet e para spektakli dhe emocioni janë të garantuara. Mes ndeshjeve të shumta që do të ngrenë siparin e fazës në grupe, janë tre sfida që spikasin mbi të tjerat. Bëhet fjalë për: Napoli-Liverpool, Dortmund-Barcelona dhe Chelsea-Valencia.

Në Itali, në “Sao Paolo”, Napoli kërkon hakamrrje kundër kampionëve në fuqi Liverpool. Tekniku i italianëve, Carlo Ancelotti i ka kërkuar ekipit përqëndrim maksimal, pasi Liverpool po kalon një superformë dhe një rezultat pozitiv do të ishte arritje për napoletanët. Nga ana tjetër, Jurgen Klopp nuk ka ndërmend të ndalet dhe kërkon një tjetër fitore.

Një tjetër përballje emocionuese, është ajo e Grupit F, ku Borussia Dortmund do të presi Barcelonën. Të dyja ekipet, luajnë një lojë të hapur dhe priten gola e spektakël.

Edhe ndeshja Chelsea-Valencia pritet me shumë interes. Londinezet provojnë të bëjnë diçka me trajnerin e ri Frank Lampard. Edhe Valencia synon të marrë pikë në sfidën që do luhet në Londër, por humbja 5-2 ndaj Barcelonës në fundjavë dhe ndërrimi i trajnerit tregon se spanjollët nuk janë në formën e tyre më të mirë.


TË NGJASHME