HomeShowbiz

Rikthehet me ishin, Kylie Jenner dhe Tyga kapen sërish “mat”

Prej disa ditësh, kryefjala e mediave është kthyer ndarja e Kylie Jenner me partnerin e saj, Travis Scott.

Travis nuk e shoqëroi Kylie-n në dasmën e Justin Bieber dhe gjatë festës, ajo u pa shumë pranë ish-it të saj, Jaden Smith.

Më pas, miliarderja u fotografua duke shkuar në një studio muzikore ku ndodhej një tjetër ish i saji, reperi Tyga.

Kylie ishte në një lidhje me Tyga-n para se të njihej me Travis Scott dhe pasi në media qarkulloi lajmi se dyshja ishte takuar, 22-vjeçarja i mohoi këto zëra.

“Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n. Më patë duke lënë dy miqtë e mi në studion në të cilën ndodhej edhe ai.”- shkroi Kylie duke mohuar takimin me Tyga-n.

Gjithashtu edhe Tyga ndodhej në festë dhe ende nuk dihet nëse janë takuar e ç’ka ndodhur mes tyre.

Megjithatë, të dy s’kanë mundur t’i shpëtojnë syrit të paparacit, megjithëse Kylie mundohej të fshihej pas bodyguard-ëve.


TË NGJASHME