HomeSport

Rikthehet sërish Mayweather, ofertë e çmendur për t’u ndeshur me yjet e UFC

Floyd Mayweather jo vetëm që është sportisti më i paguar i dekadës, por ndeshjet e tij kanë prodhuar spektakël. Së fundmi, Mayweather po përflitet për një rikthim në ring dhe kundërshtarët e tij vijojnë të jenë sportistë të UFC.

Boksieri amerikan ka kërkuar plot 600 milionë dollarë për t’u ndeshur në të njëjtën natë me dy nga emrat më të mëdhenj të UFS, Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov. Mayweather është shkëputur nga ndeshjet që prej 2017, kur fitoi ndaj McGregor. Në sfidën me McGregor, Mayweather arkëtoi plot 300 milionë dollarë.

Ndërkohë, boksieri ka takuar edhe presidentin e UFC-së ku kanë diskutuar rreth mundësisë së ndeshjeve me McGregor dhe Nurmagomedov. Sipas mediave ndërkombëtare, palët kanë rënë dakort dhe pritet që një ndeshja të zhvillohet pas verës.


TË NGJASHME