HomeLajme

Rikthehet terrori në Francë, këto janë pamjet e tmerrshme nga sulmi (VIDEO+FOTO)

Një gruaje i është prerë koka e dy persona të tjerë janë vrarë gjatë një sulmi me thikë pranë katedrales se qytetit bregdetar.

Kryebashkiaku i Christian Estrosi pohoi se ngjarja po trajtohet si akt terrorist. Agresori, i ndaluar tashmë nga policia, përsëriste pa reshtur: Allahu Akbhar!

Ministri i brendshëm i bëri thirrje njerëzve të shmangin daljet në zonën qëndrore te qytetit të bukur te rivierës franceze, i cili 14 korrikun e vitit 2016, në ditën e bastisjes, u bë skenë e njërit prej sulmeve me vdekjeprurëse të viteve të fundit në vend kur një 31 vjeçar tunizian përplasi me kamion njerëzit e ndodhur ne shëtitore duke vrare 86 persona.

Sulmi i sotëm vjen në një kohë tensionesh dhe frike në Francë, mes përplasjeve mbi karikaturat e profetit Muhamed te publikuara nga revista satirike Charlie Hebdo.

Macron e ka bërë të qartë se do të dyfishojë përpjekjet për të mos lejuar që bindjet konservatore islamike, siç thotë ai, të përmbysin vlerat franceze.


TË NGJASHME