HomeShowbiz

Rikthim në Eurovision? Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare mund të përfaqësojë sërish Qipron

Eurovision 2021 mund të ketë sërish në skenë ‘divën’ e muzikës greke, Eleni Foureira.

Këngëtarja e rritur në Greqi, por me orgjinë nga Shqipëria, saktësisht nga Fieri, mund të përfaqësojë sërish Qipron, pas suksesit të madh të arritur në 2018 kur arriti të dalë në vendin e 2-të.

RIK, organi kompetent për organizimin e garës muzikore në Qipro, po kërkon që në 2021 të çojë një këngëtare në skenën e Rotterdam në 2021 dhe zërat kanë qarkulluar për rikthim.

Pikërisht ajo që bëri historinë, ishte Foureira me stilin elektrizues, zërin potent dhe kërcimin energjik në skenë.

Duket se këngëtarja me origjinë shqiptare do të ndezë edhe një herë skenën e Eurovision, kësaj here në Holandë, për të kërkuar kësaj radhe vendin e parë, por nuk ka ende konfirmim.


TË NGJASHME