HomePolitikë

Rikthimi i vizave, ish-ministrja thirrje Cakajt, Lleshajt e Ramës: Urgjentisht…

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas vendimit të parlamentit holandez për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Gjoshaj i kërkoi ministrit Gent Cakaj, Sandër Lleshajt dhe kryeministrit që të zgjidhin këtë situatë.

Ndërsa theksoi se kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme që prek shqiptarët dhe procesin e integrimit të vendit.

“I bëj thirrje Ministrit të Jashtëm, të komanduar në mënyrë antikushtetuese të mos merret më me targat dhe pasaportat diplomatike, por në mënyrë urgjente të kërkojë dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen, që mund të marrë përmasa të papërshkrueshme në debatin e ardhshëm të Këshillit, pra të vendeve anëtare. I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm të ndalë menjëherë arrestimet e qytetarëve që protestojnë paqësisht në të drejtën e tyre, dhe të merret seriozisht me të gjitha instancat që ai drejton, për të luftuar krimin e organizuar që nuk ka destabilizuar tashmë jo vetëm Shqipërinë, por është prezent përtej kufijve tanë.

I bëj thirrje të nisë urgjentisht bashkëpunimin me institucionet e rendit të Hollandës dhe të vendeve të tjera anëtare, për të goditur në partneritet këtë fenomen që po cënon rëndë të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje Kryeministrit të ndalë arrogancën, memet, fyerjen dhe përçmimin që po i bën në mënyrë të përditshme Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjejë urgjentisht një rrugëdalje dhe zgjidhje për këtë vendim, i cili do të mbajë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Të vetmen arritje që në fakt e gjeti gati qeveria Rama, sot po e zhbën për shkak të asaj ç’ka konfirmuar disa kohë më parë edhe vetë DASH, ku Shqipëria është kthyer tashmë në një vend operacional, i cili rrezikohet krimi i organizuar dhe kjo kalon përtej kufijve shqiptarë, duke rrezikuar Europën dhe mbarë botën”, tha Gjoshaj.


TË NGJASHME