HomeLajme

Rikthimi i vizave me Holandën, reagon ambasadori i BE-së

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar për vendimin e parlamentit holandez për të rikthyer vizat ndaj shqiptarëve. Në një prononcim për mediat Soreca theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar dhe shqiptarët vijojnë të lëvizin të lirë në Shengen, por i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj të Holandës, të vijojnë bashkëpunimin.

Asgjë nuk ka ndryshuar për momentin, kjo ka qenë e qartë edhe në njoftimin e ambasadës së holandeze, pra vijon udhëtimi pa viza në vendet e zonës Shengen. Më lejoni të them se ne e ftojmë si qeverinë shqiptare dhe holandeze të vijojnë bashkëpunimin në këto fusha kaq të rëndësishme si migracioni i parregullt dhe lufta kundër krimit të organizuar.”


TË NGJASHME