HomeSociale

Rikthimi i vizave nga Holanda, Basha: Përse i ndodh Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur për vendimin e Parlamentit holandez që kërkon rikthimin e përkohshëm të vizave në Shqipëri.

I ftuar në “Ora”, Basha sqaroi se një nga arsyet është se Shqipëria është kthyer në bazë operacionale e grupeve të trafikut të drogës.

E para, ky nuk është një akt racizmi ndaj popullit shqiptar. Ky është një akt i pastër politik mos besimi ndaj qeverisë aktuale. Për më shumë se tre vitesh, policia holandeze kanë konstatuar jo thjesht një rritje të krimeve, por rritje të influencës së tyre financiare dhe organizative. Duke patur si bazë Shqipërinë, këto rrjetet kanë futur në dorë edhe trafikun e kokainës nga Amerika Latine tek porti i Roterdamit.

Droga e cila filloi me kanabisin dhe ka kaluar tek kokaina është një problem për këto vende. Këto banda janë bërë kaq të fuqishme, tani kanë filluar të paraqesin një rrezik të madh edhe për pastrimin e parave në këtë vend. Kjo që ka ndodhur sot është shumë e rëndë.

Po ndëshkohet qeveria shqiptare sepse këta kriminelë kanë bazën në Shqipëri. Në Shqipëri, nuk shkojnë në burg, por bëhen deputetë, kryetar bashkish, biznesmenë. Rrimë tek tragjedia që po shpaloset për rikthimin e vizave për shqiptarët. Nëse ti ke bosët më të mëdhenj të kokainës, të përgjuar me Vangjush Dakon. Në qoftë se këto prova i dinë edhe autoritetet holandeze thonë se kjo është sistematike. Siç e thotë edhe raporti i DASH, Shqipëria është kthyer në një bazë operacionale. Është bërë një magazinë e krimit, është bërë një lavatriçe e krimit. Me çfarë po ndërtohen kullat në Tiranë? Bankat thonë nuk japim kredi. Atëherë janë ndërtuar nga paratë e drogës.

Domethënia e dytë e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët. Shumë kush, në veçanti avokatët gjithmonë e më të paktën të kësaj qeverie, thonë se krim ka pasur gjithmonë”, tha Basha.


TË NGJASHME