HomeSport

Rikthimi në Premier League, Mourinho drejt nënkampionëve të Europës

Jose Mourinho është padyshim një prej trajnerëve më të mirë në botë edhe pse vazhdon të jetë akoma pa një ekip. Pas largimit nga drejtimi i Manchester United, Mourinho ka një kohë të gjatë pa drejtuar një tjetër klub.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ofertat në drejtim të Mourinho nuk kanë munguar dhe së fundmi, po përflitet se “The Special One”, është pranë kalimit te Tottenham në Premier League. Ekipi londinez, finalist i Champions League të sezonit të kaluar, nuk po kalon një formë të mirë dhe stoli i Pochettino është në rrezik.

Portugezi është duke monitoruar ekipin e Tottenham dhe është duke pritur shansin e tij për të marrë në dorë stolin e nënkampionëve të Europës në rast se shkarkojnë trajnerin aktual Pochettino.


TË NGJASHME