HomePolitikë

Rimëkëmbja pas Covid-19, thirrja e fortë e profesorit të ekonomisë

Profesori i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo në “News 24” e ndali vëmendjen tek mënyra e re se si njerëzit duhet t’a konceptojnë dhe rindërtojnë jetën e tyre pas pandemisë së COVID 19.

Ai tha se natyrën të parët tanë na e kanë lënë të pastër, ndërsa shoqëria njerëzore e ka ndotur atë.

“Ne harrojmë që këtë natyrë që të parët tanë na e lanë të pastër, e kemi ndotur me plastikë. Toka është e kufizuar, ndaj tokës po sillemi në mënyrë të pamëshirshme, jemi sulur ndaj saj si ndaj një keku, kush e kush ta kafshojë më shumë, të gjithë duam prona në bregdet… të gjithë duam apartamente dhe po e shkatërrojmë atë. Është koha të ndalemi. Toka është e Zotit, e natyrës nuk duhet të ketë pronësi mbi token, toka duhet dshënë vetëm në përdorim”, tha ai.

Profesori deklaroi se në kushtet e përhapjes së pandemisë së COVID 19 qeveria duhet të ndihmojë bizneset, përfshi këtu edhe biznesin e madh. Ai foli për një paketë të qartë ndihme që shkon nga 600 milionë euro në 1 miliard vetëm për biznesin.

“Në 2020 do kemi rënie ekonommike, është e pashmangshme por duhet të reduktojë sa më shumë të jetë e mundur dhimbjet e shkaktuara nga kjo luftë e kohëve moderne. Të sakrifikojnë individët me paga të larta, ata me paga të mesme të pranojnë që s’do kenë mbështetje ndaj shteti, dhe të varfërit ose me paga të ulëta duhet të jenë në vëmendjen e qeverisë. Qeveria duhet të punojë në mënyrë të jashtëzakonshme, të ristrukturiohet dhe të rishikohet buxheti i shtetit, të bllokohen investimet në objekte social-kulturore, tenderat, PPP që janë huammarrje të pastra por me kosto të lartë. Qeveria duhet të zerojë investimet për zyra pra shpenzimet, të ketë reduktim edhe të fondit të pagave por në radhë të parë zyrtarët të heqin dorë nga udhëtimet jashtë shtetit, të hiqen fare fondet për mirëmbjajtje zyrash dhe karburanti. Duhet që tek punonjësit e ndërmarrjeve private shteti të japë vëmendje të madhe. Ndihma e parë që i duhet dhënë kur një biznes nuk po punon është të mos paguajnë detyrimin që i kanë shtetit. Gjërat duhen marrë me qetësi do i thosha kryeministrit po të isha këshilltar i tij, duhet analyze dhe më shumë vëmendje privatit. Ka ardhur koha të miratohet një paketë ndihme që shkon nga 600 milionë euro në 1 miliard euro që biznesi të marrë frymë”,- shtoi ai.

Bundo shtoi se informimi është një e mirë publike dhe në luftën me koronavirusin media po bën më së miri detyrën e saj, prandaj, sipas tij, qeveria të ndihmojë me paga apo shpërblime gazetarët.

“Unë vërtet them se mediat po i kryejnë vendit shërbim të cmuar. Ju shoh si misionarë që kanë të bëjnë jo vetëm me informimin por me edukimin, kujdesin, rritjen e shkallës së inteligjencës së publikut, me përgatitjen shpirtërore të publikut për situatën ku ndodhemi. Informacioni është një e mirë publike ashtu si e drejta për tu shkolluar. Ju po bëni një shërbim, për fat jeni në të njëjtën gjatësi vale me detyrat e qeverisë, jeni në krahë të punës së qeverisë. Këto janë argumente të mjaftueshme që në financa duhet një minimum ndihme mbështetje edhe për mediat, pavarësisht nëse janë publike apo private. Punojnë papushim, edhe nga shtëpia. Nuk jam dakord të mbështesë sektorin e reklamave, ku di unë apo pronarët e medias se ata kanë status tjetër, por qeveria duhet të marrë një kosto përsipër, duhet ta shpërblejë këtë angazhim, jo shpërblim luksi por 300 apo 400 euro në muaj për gazetarët duhet t’i japë. Ky është një këndvështrim intelektual”,- tha ai.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME