HomeShowbiz

Rina Balaj dhe Sin Boy së shpejti me këngë të re

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Njoftimin e bëri dje për ditëlindjen e saj të 21-të, derisa zbulon se edhe këtë herë vjen në bashkëpunim me të dashurin e saj, reperin Sin Boy.

Ajo ka postuar një fotografi përkrah partnerit në faqen zyrtare, Instagram, ndonëse nuk tregon më shumë detaje për publikun dhe fansat.

“Kënga e re, kur?”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos që lë të kuptohet se shumë shpejt do kemi një projekt nga ana e dyshes.

Ndërkohë, fansat e vërshuan me komente të cilët siç duket mezi po presin për këtë bashkëpunim të çiftit më të ri të showbizit.

View this post on Instagram

Konge e re?????? @isyourboysinboy when?

A post shared by Rina (@isyourgirlrina) on

Ky nuk është bashkëpunimi i parë për Rinën dhe Sin Boy, pasi ata kanë sjellë më parë për publikun edhe dy bashkëpunime të tjera.

Ndër më të suksesshmit mbetet kënga “Gigi”, e lansuar në 2018 e cila ishte pritur shumë mirë nga publiku.


TË NGJASHME