HomeShowbiz

Rina pushime me të dashurin, më e dashuruar se kurrë

Reperja Rina dhe Sin boy bënë publiken lidhjen e tyre pak muaj më parë dhe që nga ai moment i shohim gjithnjë të pandarë.

Aktualisht ata të dy janë duke shijuar disa ditë pushimesh nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe po I shohim gjithnjë e më shumë të dashuruar.

Në një foto të postuar në instagramin e saj, Rina shfaqet me rroba banje mbështetur në prehërin e reperit i cili është shtrirë në një shezlon.

“Gjithçka për të cilën keni nevojë është dashuria”, shkruan Rina krahas fotos me partnerin.

View this post on Instagram

All u need is LOVE ????

A post shared by Rina (@isyourgirlrina) on

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, ata thanë se kanë dy vite së bashku dhe se kanë në plan që të martohen një ditë.

Këngëtarja e bëri publike lidhjen e saj menjëherë pasi u rikthye sërish në instagram dhe në muzikë pas një mungese gati dy mujore.

Aktualisht ata të dy i shohim gjatë gjithë kohës së bashku, ndërsa i dedikojnë njëri tjetrit mesazhe të shumta dashurie.


TË NGJASHME