HomeShowbiz

Rina thyen heshtjen, flet publikisht për sulmet ndaj Taynas

Rina Balaj dhe Tayna kanë qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të këngëve me tendencë të cilat ja dedikojnë njëra-tjetrës. Rina dhe Tayna shihen nga ana e publikut si “armike të përbetuara”, pasi shpesh në tekstet e tyre duket se sulmojnë njëra-tjetrën.

E ftuar në emisionin “Rudina” Rina tregoi se si qëndron e vërteta e “diss-eve” mes saj dhe Taynas. Ajo tha se Taynan nuk e ka takuar asnjëherë dhe se e gjithë kjo është një farsë e krijuar nga fansat e tyre dhe mediat. Më tej shtoi se asnjëherë nuk ka pasur si qëllim që të sulmojë në tekstet e saj reperen tjetër dhe se ato që mendohen si “diss-e” kanë qenë thjesht rastësi.

Ndër të tjera Rina zbuloi se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri, këtë herë në bashkëpunim me një artist francez, që nuk është shumë i njohur. Kujtojmë se së fundmi reperja ka hedhur në treg një duet me Adelina Ismailin, “Qikat”, që u prit mjaft mirë nga publiku


TË NGJASHME