HomeLajmi i Fundit

Rinas, bllokohen 184 telefona celularë

Autoritet doganore kanë bllokuar sot në pikën kufitare të Rinasit 184 telefona celularë. Gjatë kontrollit në Rinas, Strukturat e Hetimit Doganor gjetën në terminalin e pasagjerëve Stamboll-Tiranë telefonat e markave “Iphone” dhe “Samsung”, të cilët nuk ishin deklaruar nga pasagjeri me iniciale K.B.

Njoftimi për rastin:

“Autoritetet doganore kapin në Rinas 184 celularë kontrabandë. Strukturat e Hetimit Doganor në bashkëpunim me Degën Doganore Rinas gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në Degën e Doganës Rinas të linjës Stamboll – Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphon” dhe “Samsung” pa deklaruar nga shtetasi K.B. Sasia e padeklaruar u sekuestrua dhe shtetasi i mësipërm u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë , parashikuar nga neni 174 i K.Penal. Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftim.