HomeLajmi i Fundit

Rinasi vijon të jetë i ngrirë, fluturimet mbeten pezull

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë i bllokuar, si pasojë e grevës së punonjësve të AlbControl që merren me kontrollin ajror. Së fundmi Tirana International Aeroport  ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme.

Sakaq numri i të shoqëruarve nga radhët e kontrollorëve, për në Policinë e Tiranës ka shkuar në 28-të.

I pari i shoqëruar ishte Muhni Mezini, sakaq pritet që të ketë edhe të shoqëruar të tjerë në vazhdim.

Ka qënë Prokuroria që ka urdhëruar shoqërimin e këtyre shtetasve me qëllim për t’i marrë në pyetje, pasi kopmania Albcontrol bëri një kallëzim kundrejt tyre.

Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim.

Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga.


TË NGJASHME