HomeSociale

Rindërtimi/ Ja sa familje marrin çelësin e shtëpisë së re nga kryeministri Rama

Puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit vijon çdo ditë, për t’u siguruar që familjet në banesa individuale, vitin e ri ta kalojnë nën një strehë të re, më të mirë e më të fortë se ajo që tërmeti i dëmtoi.

Sot, në Kashar, Kryeministri Rama i dorëzoi çelësat e banesës së re familjes së Myrteza Hykës dhe Selman Alukut. 

Myrtezai, veç shtëpisë që mori në dorëzim sot, aty pranë saj do të ndërtohet dhe një tjetër për shkak se në shtëpinë e vjetër jetonin dy kurora.

“Bashkia e Tiranës, sot ka një parti të dytë, 1500-2000 shtëpi, përveç atyre që janë vlerësuar. Vetëm për DS1-DS3 janë aprovuar 9.6 miliardë lekë dhe janë dorëzuar në familje sot, nga bashkitë, 60 milionë dollarë. Një kuriozitet për gjithë qytetarët, nga gjithë buxheti i rindërtimit që është 34 miliardë, sot, të paalokuara në projekte ka vetëm 300 milionë lekë, të gjitha janë të alokuara. E këtu nuk po flas fare për Komisionin Europian, apo për donatorët e tjerë”, – tha ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ahmetaj.

Rindërtimi vazhdon me ritme të shpejta në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti. Banesat po marrin tashmë formë, dita-ditës, për familjet që do të rikthehen në shtëpi të reja, më të mira se ato që humbën nëntorin e shkuar.?


TË NGJASHME