HomeSociale

Rindërtimi pas tërmetit tragjik, Rama nxjerr detajet e programit

Programi i Rindertimit per gjithe zonat e shkaterruara nga termeti tragjik i 26 nentorit, qe la pas 51 viktima perfshin 18 zona te reja zhvillimi, miratuar se fundi nga Keshilli i Ministrave.

Kryeministri Edi Rama permes nje postim ne faqen e tij ne Facebook, jep detaje nga raporti i permbledhur i miratuar dje ne Qeveri, per kedo që ka interes të informohet mbi ecurinë e Programit të Rindërtimit. Zonat e reja prekin 7 bashki te vendit, te goditura nga termeti katastrofik.

Lexoni me poshte per detajet 

• Janë shpallur deri tani, me Vendim të Këshillit të Ministrave 18 ZONA TË REJA ZHVILLIMI, në 7 bashki:

• Kurbin: 2 zona
• Kruje:? 3 zona
• Tirane: 9 zona
• Vore: 1 zonë
• Shijak: 1 zonë
• Durrës: 1 zonë
• Kavajë: 1 zonë

Studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vazhdon.

ZONAT E TJERA PËR ZHVILLIM në pritje për miratim janë:

1. Krujë (Qytet dhe fshat)
2. Kamza (Qytet)
3. Lezha (Qytet)
4. Durrësi (Qytet)
5. Kavajë ( Golem)
6. Shijak (Rurale)
7. Kurbin (Fshat)

• PROCESI I SHPRONËSIMEVE pjesore në ZONAT E MIRATUARA PËR ZHVILLIM

Ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, Zona 1/1 Laç, Bashkia Kurbin dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit.
Po përfundojnë procedurat ligjore për shpronësimet e nevojshme brenda perimetrit të 18 zonave zhvillimore.

• PLANET E DETYRUARA VENDORE (PDV)

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit drejton, në bazë të kërkesës së ligjit, procesin për evidentimin e kompanive të kualifikueshme për hartimin e planeve – lista paraprake.

Për 3 zonat e shpallura zyrtarisht (zons 1/1 Lac, Zona 1 Thumanë dhe zona 1 Shijak), AKPT ka përfunduar procedurën e përzgjedhjes së 3 kompanive dhe është nënshkruar kontrata. Pritet dorezimi i PDV-ve përkatëse si më poshtë:

1. Lac, zona 1/1: 24 shkurt
2. Thumana, zona 1: 25 shkurt
3. Shijak, zona 1: 25 shkurt?

Lidhur me 6 zonat e tjera, shpallur në datë 29.01.2020 dorëzimi i PDV-ve pritet ne 13 mars.

• MODELET E SHTËPIVE për zonën fshat

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e njësive individuale të banimit. Është firmosur kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt pritet dorëzimi i tyre. Më pas njësitë zbatuese do të nisin procesin ligjor të zbatimit, nga prokurimi deri tek ndërtimi i shtëpive.

• PROCESI I VLERËSIMI TË THELLUAR

Ky proces që po zhvillohet intensivisht, pikë për pikë sipas ligjit është vendimtar për fatin e godinave të pabanueshme. Vetëm pas këtij procesi vendoset në bazë të vlerësimit të ekspertëve, nëse godina duhet shembur.

• PLATFORMA E APLIKIMIT ONLINE

Kjo platformë siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave.

Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të drejtohet tek njësia përkatëse administrative

Deri ditën e premte datë 31 Janar janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. Aplikimet e qytetarëve kan? nisur.

Pas saktësimit të listës përfundimtare të subjekteve që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit, listat e përfituesve do të miratohen në Këshillat Bashkiakë.


TË NGJASHME