HomeSociale

Rindërtimi/ Qytetarët në Durrës në protestë, ja pse

Mëngjesin e sotëm para Bashkisë së Durrësit disa qytetarë kanë nisur protestën pasi nuk janë futur në listat e dëmshpërblimit për tërmetin, të cilat u miratuan nga këshilli i kësaj bashkie.

Ata kërkojnë që tu njihen dëmet sipas listave DS 1, DS 2 dhe DS 3 pasi pretendojnë se i kanë dokumentet e rregullta për dëmet e shkaktuara dhe klasifikimet e bëra.

Të enjten këshilli bashkiak vendosi shembjen e 19 pallateve, në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës, të shpallur të pabanuara për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME