HomePolitikë

Rindërtimi, Rama në Durrës: Më 26 mars do të jenë gati 1679 apartamente

Mesditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i pranishëm në Durrës ku ka inspektuar nga afër rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Përmes një statusi në “Facebook” kryeministri bën me dije se deri në 26 mars do të jenë gati 1679 apartamente.

Kryebashkiaku i komanduar i Durrës, Zhyljen Varfaj, teksa ka shoqëruar Kryeministrin Rama në procesin e rindërtimit të banesave të reja, ka shprehur shqetësimin e mungesës së fuqisë punëtore. Sipas tij ky problem vjen si pasojë e faktit se për se punëtorët e kualifikuar janë të zënë me banesat që janë në ndërtim e sipër.

“Ato që neve na dalin në aktet e konstatimit janë rreth 1600 apartamente të tjera. Që të aplikojnë subjektet dhe të vazhdojnë. Problem është fuqia punëtorë. Shumica e punëtorëve të kualifikuar janë në ato që janë në proces e sipër.
Janë bërë 3300 aplikime. Më pas do të vijojnë aplikantët e këtyre apartamenteve. Bonuse qiraje kan fituar rreth 2700 familje me një vlerë prej 61 milion e 450 mijë lekësh,” shton më tej  kryebashkiaku i komanduar i Durrës, Zhyljen Varfaj.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Durrës, Plazh – Duke ndjekur ecurinë e rindërtimit të fazës 1 që mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1679 apartamente deri në 26 mars, në godinat e pabanueshme por me nivel dëmi të ulët. Vazhdojnë miratimet e lejeve për këtë kategori godinash, bazuar në projekte të përputhura rigorozisht me standardet ligjore të ndërtimit.

Posted by Edi Rama on Tuesday, February 11, 2020

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME