HomeSociale

Rindërtimi/ Rama: Kombinati pol të ri zhvillimi ekonomik, social e kulturor

Ditën e sotme u bë prezantimi i Planit për Rindërtimin e Kombinatit, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama në postimin e tij në “Facebook” shkruan se Kombinati do të kthehet në një pol të ri zhvillimi ekonomik, social e kulturor.

Ai shton se projekti përfshin apartamente të reja FALAS për gjithë familjet e prekura dhe një potencial zhvillimi për akomodimin e 20,500 banorëve

Arkitekti që do të merret me projektin tha se Kombinati do të kthehet tashmë në një “Kombinart” sipas ndryshimeve që projekti parashikon.

Postimi

RINDËRTOJMË BASHKË KombinArt, prezantimi i planit për rindërtimin e Kombinatit një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë, e cila do të kthehet në një pol të ri zhvillimi ekonomik, social, kulturor. – Apartamente të reja FALAS për gjithë familjet e prekura dhe një potencial zhvillimi për akomodimin e 20,500 banorëve;- 4 institucione të reja arsimore;- 9 pika sociale e kulturore;KombinARTI do të ketë 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë (TECH Square), Sheshi i Muzeut (Museum Square), Sheshi Universitar (University Square), Sheshi Garibaldi (Garibaldi Square) dhe Sheshi i Gastronomisë (Gastronomy Square)

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit Rama u shpreh se rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do i kthejë qytetet në atraktive.

“Projektet që kemi në dorë për një sërë rrethesh që janë goditur nga tërmeti, padyshim që do të cojë përpara edhe zhvillimin urban. Për shembull qyteti i Lacit, ka qenë ashtu sic ka qenë, ndërsa ne do të bëjmë ndërhyrje. Kjo do të sjellë më shumë ekonomi. Kjo do të sjellë më shumë arsye për të shkuar në atë qytet. E njëjta gjë mund të thuhet për Thumanën, që ishte epiqendra e tragjedisë. Thumana ishte zonë mbijetese, ama me ndërhyrjen e re, padyshim mund të kthehet në një tjetër pikë të rrugës së atraksioneve. Të gjithë të prekurit do të kenë shtëpi më të mira dhe më të forta. Ne duam të dalim më të fortë nga se ishim në ata territore kur goditi tërmeti”, tha Rama.

Edi Rama shtoi më tej se do të ketë po ashtu një transformim edhe të Tiranës dhe të Durrësit.

“Ky rast na bën që të ndërhyjmë edhe në Tiranë dhe Durrës. Për Kombinatin, do ta bëjmë atë një qendër që do të jetë vërtetë qendër atraktive. Do të nisim ndërtimin e shtëpive të para individuale. Së shpejti nis rindërtimi edhe në Bashkinë e Tiranës. Shumë shkolla do të hapen për vitin e ri akademik me standarde të reja. Po bëjmë gjithcka që mundemi. Sidoqoftë, duhet durim. Të gjitha 3D që ne ekspozojmë janë pjesë e projekteve. Uroj që sa më shpejt t’ju japim jetë këtyre projekteve të mëdha”, deklaroi Rama.


TË NGJASHME