HomeSociale

Rinis sot procesi mësimor edhe në zonat më të prekura

Ka nisur sot procesi mësimor në zonat e goditura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me magnitudë 6.4.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi më herët se sot do të rinisë procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.

Ndërsa për sa u përket shkollave të tjera, që janë së paku 30 të tilla, Ministria e Arsimit bën me dije se janë marrë të gjitha masat e duhura për zhvendosjen e nxënësve në shkolla të tjera deri në një moment të dytë kur të krijohen kushtet për të zhvilluar procesin mësimor normalisht.

Ndërkohë të enjten e javës që lamë pas, rinisi mësimi në qarkun e Lezhës.

Ndërkohë Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Politeknikut kanë shtyrë procesin mësimor edhe për javën e ardhshme. Sipas njoftimeve zyrtare të të dy universiteteve procesi mësimor është pezulluar deri më datën 13 dhjetor.

Ndërsa për Universitetin e Durrësit, mësimi do të rifillojë sot. Në fillim të procesit mësimor do të mbahet edhe një konferencë në nder të 51 viktimave që shkaktoi tërmeti i 26-nëntorit, 24 prej të cilëve humbën jetën nën gërmadhat e godinave të shembura në Durrës.


TË NGJASHME