HomeSport

Rinovimi i kontratës me Icardin, një kapitull i gjatë për Interin

Rinovimi i kontratës me kapitenin Mauro Icardi është shndërruar në një çështje te Interi.

Palët nuk kanë ende një marrëveshje të re për të firmosur.

Këtë e pranoi edhe Drejtori Sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, i cili tha se rinovimi i kontratës së sulmuesit argjentinas është një kapitull që mund të mbyllet brenda disa ditësh, por ndoshta edhe brenda disa muajsh.

Mediat pranë zikaltërve deklarojnë se palët kanë arritur tashmë akordin për pagën e re të Mauritos.

Drejtuesit e Interit kërkojnë të heqin fare klauzolën e prishjes së kontratës, ose në të kundërt, të vendosin një tjetër që të jetë të paktën 180 milionë euro, duke parë edhe interesin në rritje ndaj Icardit.

Ndërsa stafi manaxherial i kapitenit të zikaltërve, kërkon që të ketë një klauzolë për prishjen e parakohshme të kontratës, por që vlera e saj të mos i kalojë 130 milionë eurot.

Edhe pse do të kërkoj pak kohë si çështje, të sigurt mund të themi që zikaltrit nuk kanë ndërmend të shkojnë drejt fundit të sezonit pa rinovuar kontratën me Icardin.

Kjo pasi nëse merkatoja e verës fillon me kontratën aktuale, zikaltrit rrezikojnë të humbin kapitenin dhe sulmuesin kryesor për vetëm 110 milionë euro, shumë të cilën janë gati ta paguajnë disa klube të mëdha europiane.


TË NGJASHME