HomeSport

Risi në futbollin shqiptar, krijohet “Liga Kombëtare”

Drejtuesit e ‘Federatës Shqiptare të Futbollit’ duket se më në fund po vënë theksin e duhur te organizimi i futbollit të moshave. Në vitet e fundit kemi pasur një shterpësi talentesh që furnizonin ekipet kombëtare, e për pasojë edhe cilësia nuk është ajo që pritet.

Nisur nga këto rrethana, por edhe për t’i dhënë prioritet futbollit të moshave, FSHF ka krijuar Ligën Kombëtare për grupmoshat nën 15 vjeç. Liga përbëhet nga 20 ekipe, të cilat janë ndarë në dy grupe:

Grupi A
1.Partizani
2.Kukësi
3.Akademia e Futbollit
4.Internacional Tirana
5.Brians Lezhë
6.Shënkolli
7.Football Republic
8.Laçi
9.Tirana
10.Vllaznia

Grupi B
1.Besa
2.Elbasani
3.Bylis
4.Teuta
5.Tomori
6.Apolonia
7.Flamurtari
8.Luftëtari
9.Pepa Elbasan
10.Skënderbeu


TË NGJASHME