HomeTeknologji

Risia e Apple: Selfiet bëhen duke ruajtur distancimin

Distancimi social është duke u praktikuar nga njerëzit dhe kjo gjë do na shoqërojë për një kohë të gjatë.

Fatmirësisht për të qënë më të sigurtë edhe teknologjia po na e bën më të lejhtë këtë përshtatje. është kompania Apple ajo e cila po mundëson që të ndihemi më të sigurtë kur e përdorim telefonin, më saktë kur bëjmë selfie.
Tani Apple ka marrë patentën e një software-i që do të lejojë selfiet në grup, në distancë.

Ky software do t’i mundësojë një përdoruesi të ftojë miqtë për një selfie ne grup, aty ku do të mund të mbledhë të gjithë personat ku janë në një selfie të përbashkët.

Apple ka menduar për këtë plan para shumë vitesh mirëpo për këtë patentë edhe pse donte ta merrte në vitin 2018 e mori më 2 qershor të këtij viti.
Njerëzit nuk do vuajnë nga distancimi pasi Apple ia mundëson që të krijojnë kujtime edhe nëse janë larg apo në izolim.


TË NGJASHME